Ballina Notizie Rama, 22 vjet në politikë, asnjë premtim i mbajtur

Rama, 22 vjet në politikë, asnjë premtim i mbajtur

Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i PD, Edmond Spaho shkruan se karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Spaho liston sipas tij, gjithë premtimet e pambajtura të kryeministrit në këto vite qeverisje.

Postimi i plotë:
Karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës.
Edi Rama nuk e mbajti premtimin për shëndetësinë falas.
Edi Rama nuk e mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.
Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e taksave për 97% të qytetarëve.
Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.
Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për buxhetin më të lartë për arsimin në 30 vjet.
Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për subvencione për fermerët.

Lista e premtimeve të pambajtura të Edi Ramës është shumë e gjatë. Qytetarët e ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij.

Sa herë kapet me të dyja duart në xhepat e qytetarëve, Edi Rama gënjen edhe më shumë.

Në rastin e inceneratorëve, aferës së korrupsionit Rama u kap në flagrancë duke vjedhur 400 milionë euro dhe premtoi se do jepte dorëheqjen. Por siç e di i madh e i vogël, ka 22 vjet që Edi Rama nuk mban asnjë premtim dhe vetëm gënjen. Dëgjojeni vetë:

https://www.facebook.com/watch/?v=347390026641135&extid=Ngei30objuUa7wXC

Exit mobile version