Berisha në 110 vjetorin e Nënë Terezës: Edvin Kristaq Xhelati ka zhdukur të gjitha shtatoret e saj

Sot 110 vjetori i lindjes te shenjtores shqiptare Nene Tereza!
Sot ne shqiptaret por dhe mbare njerezimi perulemi me nderim te thelle dhe mirenjohje te pakufishme para kujtimit dhe vepres se gruas me te madhe te kohes se vet, Shenjtores se meshires dhe bamiresise, nobelistes me origjine shqiptare Nene Teresa.

Per vepren saj te pavdekshme nobelistja, Shenjtorja Nene Tereza u nderua dhe nderohet me shume se çdo grua tjeter me te gjithe çmimet, titujt me te larte te botes.

Une pata nderin e veçante ti akordoje Nene Terezes, bijes me te shquar te kombit shqiptar, titullin “nder i kombit” me motivin se askush ne histori nuk i dha nder kombit tone sa ç’i dha bija e tij Gonxhe Bojaxhi.

Por me rikthimin ne pushtet te bastardeve te bllokmeneve barbar, te cilet i ndaluan per 45 vjet me radhe Nene Terezes hyrjen e saj ne Shqiperi, Edvin Kristaq Xhelati riktheu ne nje forme te re qendrimet e eterve ateist ndaj saj.

Ai, ne nje akt urrejtje aterore patologjike ndaj Nene Terezes, dhe duke fyer si antishqiptar mbare kombin tone, hoqi nga Sheshi Nene Tereza dhe Sheshi para Aeroportit te Rinasit shtatoret e saj dhe per 7 vite la Tiranen pa asnje permendore te saj.

Por Edvin Kristaq Xhelati do kete vendin e eterve te tij mizore. Kurse Nene Tereza, me vepren e saj ka fituar pavdekesine.