Ballina News “Disa njerëz vijnë si mësim, disa si bekim”, Basha kujton Nënë Terezën

“Disa njerëz vijnë si mësim, disa si bekim”, Basha kujton Nënë Terezën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton Nënë Terezën në 110-vjetorin e lindjes.

Basha e nis mesazhin e tij me thënien e famshme të Shën Terezës “E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur ende. Kështu që ka mbetur vetëm e sotmja. Le të fillojmë.”

Më tej, Basha thekson se “Ky mesazh i mençur nga Nënë Tereza, le të jetë frymëzim për të gjithë ne, të fillojmë të ndyshojmë të sotmen duke ofruar shpresë dhe besim se ditë më të mira do vijnë përmes punës së ndershme, kujdesit për njeri-tjetrin dhe ofrimit të mundësive për një jetë më të mirë për të rinjtë e të rejat, që sot i kanë sytë nga emigrimi.

Me fjalët e Shën Terezës: “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim, disa të tjerë vijnë si mësim”, është koha ta nxëmë mësimin e hidhur në mënyrë që të mos lejojmë sërish rikthimin në paketimet false që verbojnë nga varaku fals, por që në thelb janë thjesht mashtrime prej të cilave vuajnë sot shqiptarët”.

Exit mobile version