Ballina Aktualitet Berisha: Ndrikull droga e Roskovecit në krye të trafikut të hashashit të...

Berisha: Ndrikull droga e Roskovecit në krye të trafikut të hashashit të mbjellë në Skrapar!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kryebashkiakes ilegjitime të Roskovecit, Majlinda Bufi, nbë makinën e të cilës u kap një sasi droge.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, shoferi i kryebashkiakes Artur Bufi, i cili është nipi i saj, është arrestuar në flagrancë me 85 kilogramë kanabis sativa, por më pas është lënë i lirë me ndërhyrjen e Majlinda Bufit.

Në lidhje me këtë aksion, policia nuk ka dhënë asnjë informacion as për kapjen e drogës as për ndalimin e personave të dyshuar.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ndrikull droga e Roskovecit ne krye te trafikut te hashashit se mbjellur ne Skrapar!

Narkopolicia fsheh krimin!

Ajo fsheh arrestimin ne flagrance te shoferit te saj me ngarkese 85 kg kanabis dhe liron me urdher nga larte shoferin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor Pershendetje! Majlinda Bufi spo kontrollon gjithe trafikun e Droges ne zonen Fier dhe Berat. Ajo me makinen e saj transporton droge hashash nga Skrapri drejt bregdetit te Semanit dhe me pas niset me skaf drejt Italise. Majlinda Bufi po kthehet koka e trafikut te droges se bashku me shoferin e saj qe e ka nip te burrit. Nipi Arben Bufit.

Policia e Fierit ka arretuar ne flagrance shoferin e majlinda Bufit, Artur Bufin mbasi po transoprtonte 85 kg kanabise me makine , kete ngjarje e di i gjithe Roskoveci por policia e mban te fshehur. Shoferi i Majlinda Bufit ka deklaruar sot se eshte perdorues dhe eshte liruar sot me urdher nga lart, por nderkohe e verteta eshte ndryshe. Te lutem anonim Z. Berisha!

Exit mobile version