Ballina Aktualitet Misteri i mbytjes së adoleshntes në Velipojë, si e kapën pushuesit autorin...

Misteri i mbytjes së adoleshntes në Velipojë, si e kapën pushuesit autorin që të mos ikte…

Vazhdon të mbetet mister, mbytja e adoleshntes Enisa Doda në Velipojë, ndërkohë që kishte dalë në det me një motorr uji me një shok emigrant, ardhur nga Anglia, Indrit Bajraktarin.

Dy të rinjtë që ndodheshin me motoskaf janë vonuar më shumë se 30 minuta, – shkruan Panorama, dhe kjo ka ngjallur dyshime te pronarët e motoskafit,të cilët janë futur në ujë me mjete të tjera për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty kanë vërejtur se shtetasi Indrit Bajraktari nga fshati Kullaj i Njësisë Postribë në Shkodër po dilte nga uji me not ndërsa kishte lënë motoskafin në ujë dhe po ashtu edhe vajzën 17 vjeçe që kishte humbur jetën.

Pasi e kanë pyetur se ku ndodhet vajza, 25-vjeçari ka deklaruar për pronarët e motoskafit se e kishte nxjerrë në breg 17- vjeçaren dhe se e ka marrë xhaxhai i saj dhe ka tentuar që të largohet. Në atë moment pronarët e motoskafit duke dyshuar se diçka nuk shkon dhe e kanë mbajtur aty të riun nga Postriba duke mos e lënë që të largohet derisa ka ardhur Policia. Madje njëri prej tyre e ka goditur me grusht që të mos ikte, sepse kishte tentuar të largohej.

Policia ka mbërritur me shpejtësi duke bërë arrestimin e 25-vjeçarit Indrit Bajraktari. Ky shtetas kishte ardhur nga Anglia për pushime në Velipojë.

I pyetur nga Policia për ngjarjen, Bajraktari ka deklaruar se vajza ka rrëshqitur nga motoskafi dhe se nuk mbante mend asgjë tjetër se çfarë ka ndodhur dhe se është larguar me not. 25-vjeçari ka qenë i paqartë në deklarimet e tij. Policia e ka arrestuar të riun ndërsa ka ngritur për të akuzat “shkaktim i vetëvrasjes”, “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Ajo që dyshohet nga ana e Policisë nga veprimet paraprake është se dy të rinjtë kanë qenë duke ecur me shpejtësi me motoskaf dhe për një moment 17-vjeçarja ka rrëshqitur duke rënë në ujë dhe duke humbur ndjenjat. Indrit Bajraktari, i frikësuar është larguar duke lënë aty 17- vjeçaren dhe motoskafin. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale çelësin e motoskafit që u gjet në qafën e 17-vjeçares që humbi jetën.

Ajo që dyshohet nga Policia është se vajzës mund t’ia ketë vendosur çelësin në qafë 25-vjeçari tashmë i arrestuar. Dy të rinjtë e kanë marrë motoskafin me qira në plazhin e Velipojës, të mërkurën rreth orës 14:00, ndërsa 25-vjeçari është konstatuar duke dalë drejt bregut rreth orës 16:30, pas dy orësh e gjysmë. Nga autopsia mjeko-ligjore e kryer në trupin e vajzës, janë konstatuar disa të nxira në trupin e saj, që mendohet se kanë ardhur nga përplasja në ujë.

Shtetasja Enisa Dodaj kishte ardhur me familjen këto dy ditë ndërsa edhe i riu ndodhej për pushime në Velipojë. Dy të rinjtë ishin njohur më përpara në rrjetet sociale dhe janë takuar në Velipojë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku humbi jetën Enisa Doda, e cila më 9 gusht të këtij viti ka mbushur 17 vjeç.

Zbulohen fotot e Indrit Bajraktarit me bashkëshorten e tij në Angli

Indrit Bajraktari, i riu i cili është nën akuzë për të paktën tre vepra penale për vdekjen e 17 vjeçares , dy ditë më parë në Velipojë është i martuar në Angli, madje në pritje për tu bërë baba.

I riu, i cili kishte disa ditë që kishte mbërritur në vendlindjen e tij për të kaluar disa ditë pushimi me të afërmit, dyshohet se ishte njohur në rrjetet sociale me viktimën minorene.

Sipas raportimit të syri.net, bashkëshortja e 25 vjeçarit, Almudena Bajraktari është shtatzënë, ndërsa ka bërë publike dhe fotot me të riun, tashmë nën akuzë.

Sipas saj, i riu i kishte thënë se do të largohej disa ditë për të takuar të afërmit e tij, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat e njohjes dhe takimit me Enisa Dodën.

Kjo e fundit u gjet 2 ditë më parë e pajetë në ujërat e plazhit të Velipojës, ndërsa policia pak orë më pas i vuri prangat 25-vjeçarit Indrit Bajraktarit, të riut i cili kishte marrë me qera një motor uji për të bërë një xhiro bashkë me viktimën.

Deri më tani, sipas burimeve zyrtare dyshohet se e reja ka rrëshqitur në ujë, ndërsa shoqëruesi i saj e ka braktisur atë dhe është ëprpjekur të dalë me not në bregun e detit. Ai është pikasur nga prionarët e motorit dhe është mbajtur me forcë derisa kanë mbërruitur forcat e policisë, të cilat i kanë vënë prangat. Gjithashtu buirimet bëjnë me dije se në qafën e vajzës është gjetur i varur dhe çelësi i mjetit me të cilin Enisa Doda udhëtoi drejt vdekjes së saj.

Exit mobile version