Tre persona kanë humbur jetën ditën sotme brenda 4 orëve. Dy pushues, një vazjë 18 vjeçe dhe një burrë kanë humbur jetën në plazhet tona. Ndërsa një person tjetër ka humbur jetën në aksident automobilistik.
Gjendet e vdekur një vajzë 18 vjeçe në Velipojë
Trupi i pajetë i një vajze të re është nxjerrë në breg pasditen e sotme në Velipojë. Deri më tani mësohet se ka qenë një peshkatar që ka nxjerrë trupin e pajetë në zonën e Vilunit.
Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për një vajzë 18 vjeçe.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Durrës, mbytet në det një burrë, përpjekje të kota për ta shpëtuar
Një burrë rreth 65 vjeç është mbytur në det në lagjen nr.13 në Durrës. Pushuesit që e kanë gjetur kanë nxituar t’i japin ndihmën e parë, si në foto, por pa sukses.
Policia ka shkuar në plazh, ku është gjetur trupi dhe paraprakisht tha se kufima nuk kishte shenja dhune.
Trupi pa jetë ende nuk është identifikuar. Grupi hetimor ka nisur punën për gjetjen e emrit të tij dhe rrethanat e vdekjes.
Aksident me vdekje tek mbikalimi i Shënavlashit
Një aksident me vdekje ka ndodhur sot rreth orës 10:00, tek mbikalimi i Shënavlashit në Durrës.
Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.
Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.