Tirana kualifikohet në raundin tjetër në Champions, tani pret Crvena Zvezdën në “shtëpi”

Tirana është kualifikuar me meritë në raundit tjetër paraeliminator të Champions Leagues.

Bardheblutë fituan pastër 2-0 në përballjen ndaj Dinamo Tbilisi, duke realizuar nga një gol për çdo pjesë të lojës.

Në përballjen tjetër Tirana do të luajë ndaj serbëve të Crvena Zvezdës. Përballja ndaj Crvena Zvezdës do të luhet me një takim, në Tiranë.

Në minutën 45+4′ Torasa gjen rrugën e rrjetës! Në festë bardheblutë! Pas një ping pongu në zonë, ka përfituar futbollisti argjentinas, i cili ka dërguar topin drejt rrjetës!

Në minutën e 85’ ishte mbrojtësi Ismajlgeci që dërgoi topin në rrjetë duke përfituar nga gabimi i portierit kundërshtar.

tirana kampion 780x405 1