Bandat e PS në Korçë dhunojnë këdo që shkrun kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Vetëm pak kohë më parë, kunati i Niko Peleshit dhunoi koleksionistin Gjergji Thimio.
Por duket se një tjetër person publik anti-Ramë është dhunuar në Korçë.
Bëhet fjalë për korçarin e famshëm Ilir Vrenozin.
Burimet kanë bërë të ditur se Vrenozi është dhunuar dhe qëlluar me grushte, ndërsa ka pësuar hematomë në syrin e djathtë.
Fotot janë bërë publike nga një mik i Vrenozit, pasi ai vetë nuk është prezent në rrjetet sociale pasi është i bllokuar.