Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shikohet se si Bashkia e Tiranës ka paralizuar bizneset që operojnë në të dy krahët e Rrugës së Durrësit në Tiranë.
Një biznesmen i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit ku shkruan se, krizën na e ka shkaktuar bashkia e Tiranës, e cila po kryen punime të thella në rrugë dhe e ka bllokuar atë.
“Shikoni videon dhe lexoni mesazhin se si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës,” nënvizon Berisha.
Doktor, përshëndetje. Uroj të jesh mirë me shëndet.
Kam një biznes butik në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
Kemi mbi dy javë që jemi në këtë gjendje siç e shikon në videon që ta nisa.
Sapo likuiduam taksat, na vendosën traun te Zogu i Zi dhe na bllokuan. Punojnë dy punëtorë, një nga dy orë në ditë.
Do të kërkoj ndjesë për shqetësimin, njëkohësisht të lutem pasqyroje se jemi në pikë të hallit. Ju lutem!