Ballina Aktualitet U infektua me Covid-19, Veliaj u dërgua për kurim në Turqi

U infektua me Covid-19, Veliaj u dërgua për kurim në Turqi

Rreth dy javë më parë, më 28 korrik, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi në rrjetet sociale se ishte prekur nga Covid-19. Veliaj informoi se ishte karantinuar në banesën e tij dhe që do të vijonte punën online.

Por sipas Oranews, e cila i referohej burimeve pranë kryebashkiakut, familjarë dhe të njohurve të tij, Veliaj është nisur për kurim jashtë vendit, disa ditë pas njoftimit për prekjen nga koronavirusi.

Oranews njoftonte se Veliaj do të kurohet në një nga spitalet e njohura turke.

Por, pas këtij lajmi, Kryebashkiaku ka mohuar se është dërguar për kurim jashtë vendit.

Veliaj është shprehur se gjendja e tij është drejt shërimit të plotë, dhe nuk ka asnjë të vërtetë se ka pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, ka sqaruar Veliaj.

Exit mobile version