Situatë alarmante në Korçë nga Covid-19! 15 të infektuar, 4 prej tyre janë mjekë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme 15 raste të reja me Covid-19 në Korçë.

Bëhet me dije se nga 15 të infektuarit, katër janë mjekë në spitalin e Korçës. Mësohet se disa prej tyre kanë rezultuar pozitiv pasi janë kthyer nga plazhi.

Personat e tjerë të infektuar janë kontakte të rasteve më parë.

Vendi ynë prej ditësh ka shënuar një numër të lartë të infektuarish. Ditën e sotme MSH ka bërë me dije se një persona e ka humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar edhe 125 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.