Reali ofron Kroos ose Isco për Dybala

Paulo Dybala është dëshira e madhe tani e Zinedine Zidane.

Sipas Sport Mediaset, Real Madridi është duke bërë gati ofertën e shkëmbimit të futbollistëve. Reali do të ofrojë Kroosin ose Iscon për të arritur te Paulo Dybala.

Juve është i vendosur për ta mbajtur Dybalan sidomos pas ardhjes së Andrea Pirlos që e pëlqen argjentinasin.

Por, Pirlo ua ka bërë me dije drejtuesve se ka nevojë për mesfushor klasi, sidomos pas largimit të Miralem Pjanic.