Ballina Aktualitet Mjekët japin alarmin SOS!

Mjekët japin alarmin SOS!

Nga Gazment KODUZI

Situata duket e vështirë për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë. Keqmenaxhimi është në nivelin e sistemit shëndetësor dhe të pacientit. Keqmenaxhimi pacientit fillon që nga kriteret e vendosura për kryerjen e tamponit: temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje.

Edhe nëse je me fat dhe të kryejnë tamponin, dhe del pozitiv, pacienti urdhërohet të qëndrojë në shtëpi dhe mjekimi i jepet me telefon nga mjeku i familjes, pa kryer asnjë ekzaminim për të përcaktuar në çfarë stadi të sëmundjes është pacienti.

Ky keqmenaxhimi i pacientit në dy hapat e para, sjell përkeqësim të situatës shëndetësore, dhe dërgimin e tyre ne spital me komplikacione. Megjithëse shkuarja në spital, duhet t’i qetësojë pacientët sepse janë në duar të sigurta, përsëri edhe këtu ka probleme të lidhura me pajisjet e disponueshme.

Përtej çdo sakrifice deri në heroizëm i mjekëve specialist, tipar dallues i vendeve që kanë sisteme të dobëta dhe varen te individi, kolegët specialist përsëri ngrenë alarmin për sasitë e pamjaftueshme ose mungesën e aparaturave që nevojiten për trajtimin e pacientëve në stadet me komplikacione.

Përshembull, sasia e pakët e aparateve ventiluese jo-invazive, ose ndryshe Auto CPap, që kushtojnë nga 8000-10000 Euro të cilësisë së mirë, aparate që do të ishin të nevojshme që ti kishte cdo pacient te koka e tij. Nuk nevojitet një shpenzim më shumë se 2 milion Euro.

Specialistët ngrenë shqetësimin se shqipëria nuk asnjë aparat ECMO (Extracorporeal membrane oxygenation), që do të nevojitej për pacientët me komplikacione kardiopulmonare. Investimi minimal kërkohet për të rritur gjasat e shërimit të pacientëve me covid-19. Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një qytetari. SOS!

Exit mobile version