Ballina Aktualitet Berisha reagon pë skandalin “Sadushi”: Ky rast eshte një ilustrim tipik i...

Berisha reagon pë skandalin “Sadushi”: Ky rast eshte një ilustrim tipik i kontrollit politik antikushtetues mbi vetingun

Ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të skandalit ku Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka kualifikuar Sokol Sadushin për në Gjykatën e Lartë, pa kryer një verifikim të mirëfilltë mbi pasurinë e tij.

Në një postim në Facebook, Berisha shprehet për mbështetje politike ndaj gjyqtarit Sokol Sadushi.

Sipas Berishës, ky është një ilustrim tipik i kontrollit politik antikushtetues mbi vetingun.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ketij i thone kallp veting!

Per Sokolin e Partise:

1-asnje verifikim te pasurive dhe burimit te tyre.

2-garanci per Sokolin e Partise jep vet Sadushi i partise.

E shoqja gjykatese e Sokolit te partise kerkon te perjashtohen nga vetingu i saj pasurite e Sokolit te Partise te deklaruara para marteses.

KPK e pranon ne kundershtim me ligjin dhe praktiken kerkesen e saj dhe e shpall njelloj si bashkeshortin, te paster qelibar.

Ky rast eshte nje ilustrim tipik i kontrollit politik antikushtetues mbi vetingun.

Lexoni hetimin e gazetarit investigativ per vetingun e partise apo kallp vetingun! sb

Skandali/ KLGJ nuk verifikoi pasurinë e Sokol Sadushit para emërimit në Gjykatën e Lartë (Dokumenti)

Exit mobile version