Ballina Aktualitet 32 vjetori i varjes së poetit Havzi Nela/ Berisha: Edvin, sot dhe...

32 vjetori i varjes së poetit Havzi Nela/ Berisha: Edvin, sot dhe çdo mëngjes ti zgjohesh bir xhelati!

Nga Sali BERISHA

Miq, sot eshte 32 vjetori i varjes me firmen e xhelateve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik te Edvin Rames,me daten 10 gusht 1988 ne qytetin e Kukesit te poetit disident Havzi Nela, ne sheshin e qytetit.

Havzi Neles, diktatori Ramiz Alia me xhelatin Kristaq Rama nuk i falen jeten por firmosen varjen e tij publike per poezite me te cilat godiste me guxim te jashtzakonshem rregjimin e tyre barbar.

Edvin Rama ate vit ishte student por sot eshte bir xhelati dhe me i zi se sa i ati sepse ai qe nga ajo kohe dhe deri sot ndonese akuzoi babane me akuzat me te ulta qe i biri mund ti bej te atit te tij, kurre nuk e akuzoi, nuk e denoi Kristaq Xhelatin per firmosjen e varjes ne litar te poetit disident Havzi Nela.

Edvin Rama eshte bir xhelati sepse ndonese ai 32 vjet me pare ishte student por prej tre dekadash ne politike nuk i kerkoi kurre ndjese familjes Nela per varjen publike me firmen e babait te tij biologjik te poetit disident Havzi Nela. Jo vetem kaq, por bastardi i bllokut shfryu i papermbajtur urrejtjen aterore qe vari Havzi Nelen ndaj mbare Kukesit dhe Veriut te vendit.

Evin Rama ne kete pervjetor te martirizimit per fjalen e lire te poetit Havzi Nela eshte jo vetem bir xhelati por edhe me i zi se vet babai i tij xhelat sepse ai ne vend te ndjeses publike per aktin barabar zgjodhi pikerisht 32 vjetorin e varjes ne litar ne firmen te atit , te poetit Havzi Nela per te shprehur krenarine e tij per babain xhelat dhe vepren e tij mizore.

Nderim perjete vepres dhe kujtimit te pavdekshem te martirit te fjales se lire, poetit disident Havzi Nela.

Ketu me poshte kam zgjedhur per ti postuar per ju dy poezi te poetit Havzi Nela. sb

-Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

(Poezite e internimit në Arrën…)

O Liri, O Vdekje

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.
Arrën, nandor 1987

Exit mobile version