Ballina Editorial Ogerta Musolini

Ogerta Musolini

PhD. Ilir PECNIKAJ

Dje seç mu kujtua Musolini, kur pashë Manastirliun tek spitali Shefqet Ndroqi.
Në vitet e “glorifikimit” të tij, atëherë kur Musolini e ndiente veten “Imperator” i Imperit Abisini, Itali, Shqipëri, thërret për vizitë një javore Hitlerin, atëherë kancelar i Gjermanisë. Kur mbërrin Hitleri, Musolini e pret me të gjitha nderimet e mundshme. Dhe gjatë vizitës e dërgonte për të vizituar reparte të ndryshme ushtarake, por kryesisht flotën ajrore. Pasi bëjnë vizitë në Romë, në flotën airore ushtarake ku i prezentoj një flotë prej qindra Cacia bombardierësh.

Pas vizitës Musolini kishte dhënë urdhër gjeneralëve të tij, që e gjithë flota të spostohej për në Palermo, Sicili. Kurse vetë me Hitlerin nisën në tren për Sicili. Kur mbërrijnë në Sicili përsëri Hitlerin shikon një flotë shumë të madhe dhe ngelet shumë shumë i kënaqur sepse aleati i tij ishte një aleat i besueshëm. Ata të dy me pas u nisën përsëri me tren për në Venecia, dhe Musolini përsëri kishte dhënë urdhër që e njëjta flotë të nisej për Venecia. Kur ata arrijnë në Venecia përsëri vizitojnë flotën ajrore të Venecias, dhe aty Hitlerin fillon e ndihet keq, sepse sipas llogarive të tij, Musolini kishte më shumë CaciaBombardier se sa e gjithë Gjermania, dhe pse e vërteta ishte krejt ndryshe….

Pse e them gjithë këtë?!

Edhe Manastirliu, në botën e saj (ndjes për fyerjen që po ju bëj dy diktatoreve të historisë që po i krahasoj me një ministresha provinciale anadollake) ka krijuar një grup prej 50 infermiere sh, “shumë perdorimesh” do ti quante një miku im, që i prezanton në Rinas, duke i quajtur shpëtimtarët e Italisë, pastaj në Covid-1 (spitali infektiv), pastaj në covid-4, ose spitali fantazmë (kristal, për ata që njohin universitetin me të njëjtin emër), dhe dje se fundmi, e varfëra, i prezantoj edhe si mjek, infermierët e shkretë, tek covid-2 (sanatorium).

Ndalo këtë propogand të shpifur Ogerta, sepse do na fusësh në konflikt me fqinjët. Ata do thonë me kaq shumë personel që ka Shqipëria mund të na mundësoj edhe neve të paktën ndonjë pompjer per pikat e benzinës…

Propogand e fëlliqur, e cila kundërmon nga të gjitha anët.

– Spitalet janë plot me pacient “fallco negativ”, sepse edhe sot pas rreth 5 muajsh, mejhanja ISHP nuk është në gjendje të realizojnë një analizë molekulare siç duhet.

– Sot pas 5 muajsh nuk futet në lojë laboratori i ISUV, i cili është me një eksperiencë në këtë fushë, dhe pse i tillë ai rri pushim, sepse ju Ogerta-Albana-Silva, me urdhër të Sulltanit e kanë centralizuar këtë analizë në mejhane ISHP (ai nuk është institut, sepse nuk ka dhe nuk ka pas kurrë asnjë lloj akreditimi).

– Ke një muaj që na ke thënë për një laborator të ri, por me duket se nuk i kishe bërë llogaritë me “hanxhiun” Sulltan, sepse ai ja kishte dhënë PPP se radhës laboratorin.
Mblidhe veden o e gjore se përveçse po merr jetë më duart e tua, nga veprimet dhe mos veprimet e tua, po na fëlliqe si komb në sytë e botës.

Exit mobile version