Ballina Sport Juventus do Pochettinon në vend të Sarrit

Juventus do Pochettinon në vend të Sarrit

Juventusi ka kontaktuar Mauricio Pochettinon për ta pyetur nëse është i gatshëm ta zëvendësojë Maurizio Sarrin në Torino, një ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta të Sportitalia.

Presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli, mbrëmë menjëherë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve paralajmëroi ndryshime.

“Të eliminohesh kështu është zhgënjyese, ndaj do të marrim disa ditë kohë për të reflektuar dhe për t’u përgatitur të përballojmë sezonin e ardhshëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse deri para disa vitesh, Championsi ishte një ëndërr për ne, tani është një objektiv që duhet arritur, pasi kemi një organikë nga më të mirat në Europë”, u shpreh ai.

Kjo tregon se Sarri nuk e ka të sigurt qëndrimin në Torino.

Exit mobile version