I riu niset me urgjencë nga Gjirokastra drejt Tiranës, çfarë i ka ndodhur?

Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet A.K., është dëmtuar gjatë punës për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç. Fillimisht u dërgua në spitalin Rajonal të Gjirokastrës, rreth orës 17:00 ku mori ndihmë mjekësore por mesa duket plagët nuk ishin të lehta.

Policia bën me dije se punëtori është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Nuk dihet çfarë e dëmtoi gjatë punës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tepelenë/ Informacion paraprak: Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Shtetasi i mësipërm u transportua për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.