Gjendet një person i pajetë brenda makinës, policia nuk jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në fshatin Koliq të Prishtinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa mbetet e paqartë se cfarë e shkaktoi vdèkjen.

Pòlicia ka dhënë detajet e para, por nuk bën publik emrin apo moshën e personit që ndërroi jetë.

“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdèkje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Pòlicor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Pòlicia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftimin e pòlicisë.