Ballina Aktualitet Flet pronari i hotelit në Pogradec: Qëlluan drejt dhomës së djalit dhe…

Flet pronari i hotelit në Pogradec: Qëlluan drejt dhomës së djalit dhe…

Pronari i hotelit në Pogradec, Jetmir Muçollari, ka treguar detaje nga ngjarja, ku ndaj godinës në të cilën kishte edhe turistë, u qëllua me breshëri plumbash. Atentati ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ai thotë se të shtënat janë regjistruar rreth orës 4:40 minuta të mëgjesit, dhe kanë qenë dy persona që kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të makinave të parkuara.

Muçollari shprehet se ata kanë qëlluar në drejtim të dhomës ku flinte djali, dhe dy dhomave të tjera ku po qëndronin disa pushues.

Sipas dëshmisë së Muçollarit, atentatorët i kanë kërkuar rojes të mos lëvizë duke e kërcënuar atë me armë.

Nga plumbat janë prekur dy makinat e Muçollarit dhe djalit të tij dhe katër automjete të turistëve.

Ai shprehet se në shënjestër të këtij atentati ka qenë djali i tij, pas një konflikti verbal që ka pasur me dy persona, ndërsa kërkon mbrojtje nga shteti për dy djemtë e tij pasi ndihen të rrezikuar.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 04:40 minuta. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit.

Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar.

Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve.

Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektivi i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. Edhe para një viti kanë djegur makiën e djalir për shkak të një konflikti verbal me dy persona, njëri prej të cilëve u dënuar nga Gjykata.

I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi ju kërcënohet jeta”, shprehet Muçollari.

Exit mobile version