Ballina Aktualitet Tjetër masë drastike ndaj biznesit, mbyllen pa afat të gjitha lokalet e...

Tjetër masë drastike ndaj biznesit, mbyllen pa afat të gjitha lokalet e natës!

Pas situatës që sa vjen e agravon me virusin Covid-19 në vendin tonë qeveria është detyruar që të bëjë disa ndryshime të tjera në aktin e fundit normative. Kështu pasi u pa që ajo “puna e mbylljes së muzikës pas orës 20.00” nuk pati asnjë efekt është vendosur që Pube-t, diskot dhe gjithë lokalet e natës të mbyllen fare.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sot në sallën e parlamentit.

Sipas saj, është vërejtur që kryesisht të rinjtë që i frekuentonin ato janë bërë vektor i përhapjes së virusit.

“Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen. Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjeçar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Të rinjtë apo frekuentuesit e këtyre vendeve janë etiketuar si vektori i shpërndarjes së infeksionit te moshat e tjera. Vendosja e këtij akti vjen në kohën e duhur për të forcuar zbatimin e masave Covid 19.

Po punojmë me intensitet, po përgatitemi për vjeshtën por nëse do kemi neglizhim të masave duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit Covid 19”, tha Manastirliu.

Exit mobile version