Si i “arrestoi” SPAK dy komisionerët e vdekur, flet kreu i Prokurorisë së Posaçme

I kontaktuar me telefon nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja, konfirmoi faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë mbërritur në shtëpitë e dy komisionerëve janë informuar se ata kishin ndërruar jetë.

Duke cituar kreun e SPAK, Lala tha se në momentin që janë firmosur urdhërarrestet për dy komisionerët zgjedhorë nga hetimi që është bërë në gjendjen civile por edhe në sistemin TIMS, rezulon se ata kanë qenë aktivë, pra nuk kanë qenë të crregjistruar.

“Hetimet janë sekrete –tha Kraja për gazetaren Klodiana Lala,-dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin crregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit. Por përmes familjarëve, ata kishin rënë në dijeni për faktin ase ata kishin ndërruar jetë 1 muaj apo 1 muaj e gjysmë më parë.

“Në këto kushte- tha Kraja, për këtë rast do të duhet të njoftojmë gjykatën, ku përmes një certifikate vdekje, SPAK duhet të pushojë hetimet, pasi s’mund të hetohet një i vdekur.

Në raportimin e saj Lala teksa e konsideroi ngjarjen një skandal, theksoi se predispozohet që SPAK, vëzhgon apo përgjon në çdo moment persona.