Denoncimi i fortë: Edi Rama po më grabit tokën në Surrel, i duhet rrugë për tek sarajet e veta (Foto)

Kryeministri Edi Rama po shtriqet sa gjërë e gjatë me prona në fshatin Surrel të Tiranës ku banon dhe me sa duket, nuk po synon të jetë thjesht banor i tij.

Një denoncim është bërë ndaj tij nga bashkëfshatarët, nëse mund të thuhet, nga ata që jetonin denbabaden në ato toka, pasi Rama ka hedhur vështrimin mbi to për t’ua marrë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka bërë publike një dëshmi dhe e ka dënuar synimin që ka nisur të vërë në jetë, Rama. “Sulltan Salep Surreli i rrëmben tokën, fshatarit fqinj! – shkruan Berisha në Fb. – Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, grabitjen e tokës së fqinjit duke përdorur pushtetin si një vepër të mirëfilltë krimi”.

Përshëndetje Doktor.

Uroj të jeni mirë. Po ju nis një ankesë të një fshatari në Surrel. Ankohet se të babëziturit duan t’i marrin tokën vetëm se i duhet Ramës, rruga.

Tek fotoja që po ju nis, vija e verdhë tregon rrugën që Rama do të ndërtojë tek sarajet e veta duke grabitur tokën tonë; po përgatisin letrat ndërkohë.

Po të shikoni mirë, rruga në të djathtë është, por kalon në tokën e sulltan Ramës dhe ai atë e mban vetëm për vete.

Jeni shpresa jonë e vetme Doktor.

Ju përshëndes me shumë respekt”.

1125481