Mjeku i njohur reagon ndaj ministres: Ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka vazhduar me denoncime të forta ndaj mënyrës se si ministrja e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, po menaxhojnë situatën e rënduar nga COVID-19.

Së fundmi ai ka komentuar vizitën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu, një ditë më parë në laboratorin e ri analizave të COVID-19.

Dasho i bën thirrje ministres së Shëndetësisë që të krijojë një komitet me ekspertë profesionistë dhe jo amatorësh, që sipas tij, në 6 muaj kanë bërë dëme të jashtëzakonshme.

Reagimi i plotë

Zonja Ministre!
Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur! Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve! Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!