I hoqën patentën dy ditë më parë, taksisti i ve flakën vetes para kryeministrisë

Një shofer taksie ka tentuar të vetëdígjet para kryeministrisë në Tiranë. Ai ka lyer veten me lëndë djegëse bènzinë dhe ishte në gjendje të rènduar psíkologjike.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të pòlicisë, u bë i mundur ndalimi i aktit trágjik. Pòlicia e shpëtoi dhe më pas e shoqëroi për në kòmisariat.

. Policia informoi se ai kishte një shishe benzinë me vete dhe menjëherë u ndalua nga Forcat “Shqiponja” dhe u shoqërua në komisariat.

Sipas burimeve, taksisti 39- vjeçar i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë humbi punën 2 ditë më parë pasi i hoqën patentën.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ai ishte gjetur 2 ditë më parë në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën.

Më tej zbulohet se ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.

Ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe ai tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por Garda e Republikës njoftoi menjeherë Policinë për 39- vjeçarin dhe ai u neutralizua.

Gjatë shoqërimit në Policia ai ka thënë se ‘’Nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë’’ duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.

Sot rreth orës 14:00 ky taksist me një shishe benzinë në dorë tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por ishin Forcat Shqiponja që parandaluan aktin dhe e shoqëruan menjëherë 39- vjeçarin në komisariat. Edhe pse deri tani dyshohet që gjendja e rëndë psikologjike të ketë ardhur prej heqjes së patentës grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tjera.