Video: Ky është turizmi i gjirizit në Golem!

Pamje të rënda publikohen nga ajo që duhet të ishte një nga zonat më të bukura e të pastra turistike të vendit, Golemi.

Ujërat e zeza rrjedhin drejt e në det në sytë e gjithkujt, përfshirë edhe të krerëve të pushtetit lokal, që e kanë lejuar rrjedhjen e tyre, në një kohë kur mësohet se Impianti i Përpunimit të Ujërave të Zeza ka 15 vjet në funksionim.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar skandalin duke zbuluar edhe arsyen pas kësaj ndotjeje të paprecedentë që i bëhet zonës së bukur turistike.

“Ky është turizmi i gjirizit, në Golem! Për Golemin është ndërtuar Impianti i Përpunimit të Ujërave të Zeza që në dhjetor të vitit 2005, tregon Berisha. Por narkokryetari i gjirizit preferon t’i derdhë ujërat e zeza në det, vetëm për të vjedhur paratë që duhet të paguajë për energjinë”, shkruan ai.

Ndiqni pamjet që flasin vetë

Ky eshte turizmi i gjirizit ne Golem!Miq, per Golemin eshte ndertuar impianti i perpunimit te ujrave te zeza qe ne dhjetor te vitit 2005. Por narkokryetari i gjirizit preferon ti derdhe ujrat e zeza ne det vetem per te vjedhur parate qe duhet te paguaje per energjjne. sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 18. Juli 2020