Ballina News Raporti Britanik: Qeveria shqiptare ka dështuar në luftën kundër trafikimit të qenieve...

Raporti Britanik: Qeveria shqiptare ka dështuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Nga Belind Këlliçi

Raporti i Mbretërisë së Bashkuar (Qershor 2020) risjell në vëmendje fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Po ashtu, në raport citohet se qeveria shqiptare dhe ministria e brendshme e vendit tonë, ka dështuar të arrijë standardet minimale në luftën kundra trafikimit. Në katër vitet e fundit, qeveria shqiptare pati nivelin më të ulët të investigimit të rasteve, por edhe në këto pak investigime të bëra, policia e shtetit nuk u aktivizua në njësitë e identifikimit të viktimave.

Raporti thotë gjithashtu se qeveria ka shtyrë fondet për OJQ-të që merren me strehimin e viktimave të trafikimit dhe se ndihma sociale për këta njerëz ishte shumë e vogël për të përballuar një jetesë normale.

Trafikimi i personave është një sfidë reale ndaj sistemit të vlerave njerëzore e shoqërore, ndaj sistemit të së drejtës dhe respektimit të ligjit, si shkelje e hapur ndaj të drejtave themelore të njeriut, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Fatkeqësisht, në këto vite të qeverisjes Rama, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për trafikim dhe prostitucion.

Për të patur qasje në familjen europiane, mungesa e mekanizmave kundër këtij problemi kaq aktual dhe social na bën ne njësoj vulnerabël si kategoria e shoqërisë e cila bie pre e trafikimit. Situata duhet të menaxhohet në mënyrë efiçente dhe efektive duke implementuar nje strategji kundër trafikimit të personave dhe fuqizimit të instancave aktuale në formimin e një motorri survejues për zgjidhjen dhe përshkallëzimin e rrjetit kriminal.

https://assets.publishing.service.gov.uk/…/Albania_-_Traffi…

Exit mobile version