Zbulohet kur Reali do ta transferojë Mbappe

Real Madridi beson se do ta transferojë Kylian Mbappen vitin e ardhshëm.

Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se “Los Blancos” shprehen të bindur se do ta bëjnë të vetin yllin francez në vitin 2021.

21 vjeçari ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022, përcjell Gazeta Express.

Dhe, nëse përfaqësuesi francez nuk e vazhdon të, Reali do ta ketë më të lehtë ta transferojë lojtarin vitin tjetër.

Mbretërit e donin Mbappen për këtë verë, por kriza financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus ua prishi punët atyre.

Edhe vetë kampioni i botës me Francën duket se është i interesuar për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Kampioni francez mund t’i kërkojë deri në 200 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Monacos.