Reagimi i fortë i mjekut ndaj Taulant Ballës: Sa herë ti flet, mua më vjen turp që je nga Libazhdi!

Taulant, kam shkruar edhe më parë për ty, e përsëri po shkruaj që sa herë ti flet, mua më vjen turp që ti je nga Libazhdi!

Gjithsesi unë mjeku, u dashka gjithmonë të të mësoj ABC-në e marrëdhënieve njerëzore, sociale apo politike, ty deputetit e politikanit të lakuar pas pushtetit e pasurisë!

Duhet ta fiksosh fort Tao që marrëveshjet janë marrëveshje, dhe nuk lëvizet nga to! Është “A”-ja e çdo marrëveshje, prandaj quhen të tilla.

Fjalori gjuhës shqipe e përkufizon qartë:

Marrëveshje: lidhje ose pajtim qëndrimi a mendimesh, që arrihet ndërmjet njerëzve, sipas disa parimeve apo kushteve, për një apo disa çështje.

marrëveshje; / akti ligjor që përmban detyrimet dhe të drejtat sipas kësaj lidhjeje: nënshkrimi i marrëveshjes

Burrat dhe gratë e virtytshme nuk lëvizin kurrë nga marrëveshjet, k#rvat po, i ndryshojnë e perdridhen sipas tubit pavarësisht ckanë premtuar!

Dhe ngule fort në kokë më të rëndësishmen: kush i ndryshon marrëveshjet duke i çuar para e prapa nuk meriton lavdërime, përkundrazi nënçmim, përbuzje e madje ndëshkim!

272801055 o