Ballina News Video/PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Gjiknurit: I tmerruar nga rotacioni!

Video/PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Gjiknurit: I tmerruar nga rotacioni!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Reagimi i plotë

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mosndryshonin

Damian Gjiknuri 19 qershor 2020

Ne, përshembull, si Parti Socialiste, të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë për listat e hapura.

Mbase do të vijë dita që do ketë lista të hapura, kur do të pendohen për listat e hapura.
Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë, që nuk do t’jua marrë mendja.

Damian Gjiknuri 21 Maj 2020

Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë.Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani. S’mund të zgjidhet kjo, kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo. Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë.

Exit mobile version