Ballina Notizie Frikacak noterik…

Frikacak noterik…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e 5 qershorit.

Vasili tha se Rama ka frikë nga zgjedhjet.

“Edi Rama frikacak noterik!

5 qershori ishte marrëveshje vetëm e vetëm për të futur Edi Ramën në zgjedhje.

5 qershori, zero privilegje e favore opozitës.

5 qershori është pengesë për Ramën për të vjedhur vota.

5 qershori, marrëveshje për zgjedhje normale dhe jo për vjedhje të Rames si të dosjes 184 dhe 339.

Edi Rama ose bën votime vetëm me veten e tij si 30 qershori ose nuk bën fare si në Partinë Socialiste kur nuk ia mbante të konkurronte me Blushin.

Edi Rama është frikacak noterik për zgjedhjet”, shkruan Vasili.

Exit mobile version