Video/ Basha në Golem: Ky vend i bekuar nga Zoti është i mallkuar nga një qeveri që mendon vetëm për vete dhe…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar është takuar sot me qytetarë dhe biznesmenë të vegjël e të mesëm në Golem, një zonë turistike kjo që është goditur nga kriza e pandemisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha ngriti pyetjen: Ku është mbështetja për këta njerëz që kanë tërë jetën që paguajnë taksa? Ato para shkojnë për 4-5 oligarkë dhe jo vetëm kaq, por kjo qeveri duke parandjerë largimin, po firmos kuturu leje zhvillimore.

Në këtë këndvështrim, Basha ka bërë të ditur se qeveria që ai do të drejtojë nuk do të aprovojë asnjëhërën prej tyre, por do t’i kontrollojë për ligjshmërinë.

Problem tjetër është se ndërsa qeveria nuk jep asnjë mbështetje, taksat kërkohen nga bashkitë njesoj sikur të jenë duke punuar normalisht. Po ashtu, edhe faturat e energjisë vijnë rregullisht, qoftë me matës, qoftë afrofe, pavarësisht se asnjë biznes nuk ka punuar.

Mesazhi që kam nga Golemi është se ky vend i bekuar nga Zoti, është i mallkuar nga një qeveri që mendon vetëm për vete dhe një grusht oligarkësh. Dhe ky është zotimi ynë, që paratë që mbushin arkën e shtetit sot duhet të shkojnë në xhepat e sipërmarrësve shqiptarë, tek qytetarët.

LIVE – Në Golem, bashkia Kavajë për të takuar biseduar me operatorët turistikë dhe bizneset e kësaj zone të cilët po vuajnë krizën e rëndë ekonomike

LIVE – Në Golem, bashkia Kavajë për të takuar biseduar me operatorët turistikë dhe bizneset e kësaj zone të cilët po vuajnë krizën e rëndë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 30. Juni 2020