Revoltë në Durrës! Banorët në protestë pasi Bashkia i ka hequr nga lista e dëmshpërblimit për tërmetin

Qytetarë të shumtë, të cilët nuk janë futur në listat e miratuara nga këshilli bashkiak i Durrësit jan ngritur nërevoltë duke i kanë zënë derën sot bashkisë.

Ata kërkojnë që t’u njihen dëmet sipas listave DS1, DS2 dhe DS3 pasi pretendojnë se i kanë dokumentat e rregullta për dëmet e shkaktuara dhe klasifikimet e bëra.

Janë rreth 150 banorë të mbledhur te bashkia e qytetit bregdetar që u godit shumë rëndë nga termeti i fundvitit të kaluar.

Të enjten këshilli bashkiak vendosi shembjen e 19 pallateve në Durrës pasi janë shpallur të pabanuara për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Pallatet janë në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës.

Durrësi së bashku me Krujën ishin zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit.