Në gjendje të rëndë mjeku i QSUT me Covid-19, shtrohet në spitalin Infektiv

Një mjek i hematologjisë është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid 19. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mjeku është Arjan Pushi, 58-vjeç dhe aktualisht ndodhet i intubuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

Në spitalin Infektiv në Tiranë momentalisht janë duke marrë shërbim 84 pacientë, dy prej të cilëve të intubuar, ndërsa 11 të tjerë janë në terapi intesive, dhe nën kujdes të shtuar nga ana e mjekëve.

Nga ana tjetër numri i jetëve të humbura po shtohet, duke e çuar numrin e víktimave që prej fillimit të pandemisë në 57. Prej disa ditësh Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të kujdesen për rregullat e higjenës, ndërkohë që i njëjti apel vlen edhe për bizneset në një kohë kur ka nisur sezoni turistik.

arjan pushii 703x405 1