Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës Bajri

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga bùrgu Behar Bajrin. Gjykata vendosi të ndryshojë sot masën e sigurisë nga “árrest me bùrg” në “detyrim paraqitje”. SPAK fillimisht shpalli moskompetencën për dosjen e grupit Bajri duke bërë që të bien ákuzat për grup i strukturuar kríminal.

Çështja erdhi në gjykatën e Shkodrës dhe para një muaji, prokurori kërkoi pushimin për dy ákuza vrásjesh, të cilat gjykata i pranoi. Vepra e vetme penále që i mbeti është ajo e shtrëngimit të pasurisë për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit. Pas këtij afati që përfundoi, gjykata vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë.

Behar Bajri u árrestua në Hollandë në Korrik të vitit të kaluar dhe u ekstrádua drejt Shqipërisë dhe përfundoi pas hekuráve për veprat penále “Vrásja me dashje në bashkëpunim”, “Tráfikimi i ármëve dhe municionit”, “Organizimi i llotárive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kánosjes ose dhùnës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kríminal, “Kryerja e veprave penále nga organizata kríminale dhe grup i strukturuar kríminal”.