Kërcet arma në Shkodër, dy persona qëllojnë drejt një mjeti, zhduken me motor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër, ku është qëlluar me armë drejt një mjeti që ka qenë në lëvizje në fshatin Vukatanë.

Burime bëjnë me dije se, dy persona që kanë qenë duke lëvizur me një motor papac, kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Burimet bëjnë me dije se një nga autorët ka qenë një femër e veshur me të bardha.

Nuk dihet ende identiteti i dy autorëve dhe as objektivi i këtij atentati.