Basha thirrje operatorëve turistikë: Bashkohuni dhe kërkoni drejtësi, jo lëmoshë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje operatorëve turistikë që janë goditur rëndë nga kriza e Covid-19, që të bëhen bashkë dhe të kërkojnë mbështetje nga qeveria, të kërkojnë drejtësi, jo lëmoshë. Basha tha se, duhet tw bwhet një trajtim të paktën sa ç’e kanë operatorët në Malin e Zi e Maqedoni.

Basha ishte sot në Lezhë dhe në Shëngjin, prej nga shprehu solidaritetin e tij total me operatorët turistikë.

“Ne e dimë se kështu nuk ndihmohet turizmi, por i jepet një goditje dërrmuese ekonomisë, e cila ndodhet në një krizë të thellë ndaj është e domosdoshme të kemi një ndryshim të thellë përsa i përket përqasjes ndaj ekonomisë në tërësi dhe turizmit në veçanti.

Koha është e bukur, por realiteti është i trishtë. Ky është realiteti, pa zbukurime, pa propaganda, pa regji qëndrore.

Ky është një dështim i paprecedentë, është një braktisje kriminale që i bëhet ekonomisë.

Është një mësim i madh jo vetëm për qeverinë që do të vijë por për këdo tjetër që do të vijë.

Për turizmin, PD parashikon në planin e saj ekonomik një mbështetje të shumanshme. Por ne e dimë që kjo situatë nuk do të ndryshojë brenda javës. Ndaj thirrja ime ndaj të gjithë operatorëve turistikë është të bëhen bashkë dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

Keni 20 vjet, 30 vjet që paguani taksa dhe është koha të kërkoni drejtësi. Jo lëmoshë, drejtësi, një trajtim të paktën sa ç’e kanë operatorët e Malit të Zi, të Maqedonisë, nuk po them të Greqisë”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha LIVE – Në Shëngjin për të dëgjuar problemet e operatorëve turistikë dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Lulzim Basha LIVE – Në Shëngjin për të dëgjuar problemet e operatorëve turistikë dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Endri Hasa am Montag, 29. Juni 2020