Ballina News Ky është shkaku pse BE nuk hapi kufijtë për Shqipërinë!

Ky është shkaku pse BE nuk hapi kufijtë për Shqipërinë!

Nga Sali BERISHA

Miq, falë “menaxhimit të shkëlqyer” të pandemisë së COVID-19 nga xhahil – epidemiologu i Surrelit, sot renditemi të 6-t në Europë për shkallën më të lartë të infeksionit për 100 000 banorë, nga data 12-26 qershor 2020.

Sipas kësaj tabele të universitetit “John Hopkins”, infeksioni për 100 000 banorë në Shqipëri është më i lartë se në Itali, Spanjë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Serbi, Holandë, pra më i lartë se në 28 vende të tjera të Europës.

Pikërisht në këtë shkallë të lartë të infeksionit me COVID-19 për 100 mijë banorë, qëndron dhe shkaku pse BE nuk hapi kufijtë me Shqipërinë. Ky zhvillim problematik i ecurisë së pandemisë në Shqipëri ka si shkaqe kryesore:

1 – Manipulimin dhe mashtrimin e treguesve të pandemisë që në fillim nga kryeepidemiologu xhahil i Surrelit. Mbi mashtrimin ndërtohet vetëm kalbësira.
2 – Kufizimi i testeve për diagnozën e COVID-19
3 – Mospërdorimi masiv i maskave.
4 – Mosmbrojtja e personelit shëndetësor dhe krijimi i bombës biologjike të QSUT, si gjenerator kombëtar i përhapjes së infeksionit.

Para kësaj situate dënoj me ashpërsi lojën e papërgjegjshme të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë në trajtimin e pandemisë dhe ju bëj thirrje qytetarëve: Respektoni me rigorozitet distancimin social nga njeri – tjetri dhe përdorni maskën sapo të dilni nga banesat tuaja. sb

Exit mobile version