Vlora në darën e viruseve!

Reagimi i Partia Demokratike Vlorë lidhur me gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon Vlora!

Vlora është shtrirë e këputur nën një tufë virusesh, njëri më i uritur se tjetri.
Sot u njoftuan 11 raste të reja me Covid19, punëtorë në fasoneri.

Dje, Rilindja ’20, preku të tjera biznese e familje.

Shëndeti, puna, e ardhmja e çdo familjeje vlonjate janë në mëshirë të fatit, të pambrojtur më shumë se kurrë.

Të dy viruset, Covid/Rilindja, janë në pikun e kurbës – prej aty e tutje i pret rënia, siç është në natyrën e sojit.

PD i bën thirrje çdo qytetari vlonjat të kuptojë se nuk shpëtohet duke u fshehur nga viruset. E vetmja rrugë mbetet përballë tyre, pa u fshehur, por me higjienë të fortë fizike e mendore.