Video/ Vasili i prish entuziazmin Ramës, i dërgon mesazh me polifoni…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka përmendur Kryeministrin nga ekstaza e panoramës së një Vunoi “të rilindur”, mëngjesin e kësaj të shtune, pak pasi ai publikoi një video nga Vunoi, shoqëruar me muzikë e këtë shënim: “Mirëmëngjes, shkroi Rama, dhe me fshatin e nonës dhe të nënës time ju uroj një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve e mëmave tona”.

Mirëpo, Vasili nuk e ka lënë gjatë në këtë harrim fundjave, Ramën. “Edi, në Vuno ka polifoni dhe jo klarinetë të vetmuar!, shkruan VAsili në FAcebook dhe i ka dërguar një tjetër këngë kryeministrit.

“Edi Rama poston video për Vunoin dhe e shoqëron me një sigël me klarinetë!  Në Vuno dhe në Himarë, këndohet vetëm me polifoni. Në krahinën tonë këndojmë të gjithë bashkë, të barabartë dhe në respekt të njeri-tjetrit. Edi nuk këndon dot me shokë si i barabartë mes të barabartëve. Edi këndon vetëm dhe i bie vetëm klarinetës së tij.

Në respekt të Vunoit dhe të gjithë krahinës së Himarës së qeverisur me venome (e pavarur) dhe në ditët e pushtimeve më të egra dhe me polifoninë e saj të pashoqe, që Edi të kuptojë se si këndohet në atë krahinë e në atë fshat, po ju vë të dëgjoni këngën madhështore, perlën e polifonisë bregdetase, “Vajzë e valëve”, shkruan Vasili.