Mjeku Halim Kosova: Të mos mendojmë se ka kaluar situata e koronavirusit. Në çdo moment duhet të…

Mjeku i mirënjohur, Halim Kosova në një  intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa u shpreh se situata e koronavirusit nuk ka kaluar ende.

“Të mos mendojmë se ka kaluar situata e koronavirusit. Në çdo moment duhet të kemi vigjilencë maksimale. Në mbledhjen e parë që kemi bërë në PD, kam thënë se të shohim se çfarë do bëjë qeveria dhe nëse ata bëjnë 8 pika, ne do të shtojmë atë që mungon e që duhet e le të ndjekim si shkon situata. Po shohim Gjermaninë, që padyshim është lider si e përballoi situata.

Në Gjermani, prsh kush hyn në restorant merren të dhënat. Kjo sepse nëse dikush rezulton pozitiv me koronavirus, atëherë merren kontaktet e afërta. Për gratë shtatzëna, nuk ka të dhëna sesa të rrezikuara janë. Duhet që të shmangen kontaktet e afërta. Maska është e domosdoshme. Defektet në sistemin shëndetësor nuk mund të luftohen nga policia. Po ashtu, edhe nuk luftohet duke përdorur respirator”, tha Kosova.

I pyetur për rikthimin e mundshëm në politikë, Kosova deklaroi se se uron ta rikonsiderojë, ndërsa shtoi se edhe politikën e sheh si mundësi sesi të përmirësohet më tej mjekësia e projektet shëndetësore të mund të shkojnë më përpara.

“Shpresoj ta rikonsideroj, por jo si në fillim. Por dua ta shikoj si mundësi për të vënë eksperiencën time të shëndetësisë në politik-bërje. Unë dua që iniciativat e mia t’ia çoj një partie politike që të realizohen. Do të doja, pastaj sa janë mundësitë, kjo mbetet të shihet”, u shpreh Kosova.