Banorët e Gurakuqit: Taulant Balla me Gurrën po na grabisin pronat 500 vjeçare!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një banori nga Librazhdi, i cili shkruan se deputeti i PS, Taulant Ballad he kryetari monist i Bashkisë kastriot Gurra po u grabisin pronat 500 vjeçare.

Banori shkruan Balla me Gurrën po i nxjerrin nga pronat më shumë se 500 vjetesh dhe po ja japin biznemenëve.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Banoret e Gurakuqit akuzojne Ballen-Gurren se po u grabisin pronat 500 vjeçare!

Lexoni mesazhin e banorit dixhital! sb

Pershendetje dr jemi 140 familje nga fshati Gurakuq i rrethit te Librazhdit deputeti zones zoti Taulant Balla dhe kryetari i bashkise Kastriot Gurra po na nxjerrin nga pronat tona qe jemi prej me shum se 500 vjetesh dhe po ja japin biznemenve. ne me keto prona jemi mbajtur bagetine dhe me keto prona kemi jetuar dhe jetojm ju lutem trajtojeni kete rast.

Si po grabiten pronat e banorëve me dokumenta fallco

Banorët e Gurakuqit janë ngritur në revoltë dhe i janë drejtuar Gjykatës për zgjidhjen e këtij skandali. Ata shprehen se pas grabitjes qëndron Taulant Balla dhe Kastriot Gurra, por në skenë kanë nxjerrë një biznesmen, i cill pretendon se prona e banorëve është e tij. ata kanë përgatituar dokumenta fallco për grabitjen e pronës 500 vjeçare.

Një ditë më parë Krebashkliaku monist Gurra ka zhvilluar një mbledhje ku ka patur edhe banorë të zonës të cilët kanë kërtkuar ndërhyrjen e Bashkisë për zgjidhjen e këtij problem.

“Mbledhja e thirrur sot nga kryetari i bashkisë, Nënprefekti si dhe autoritete e aktorë të tjerë, por ajo që binte në sy ishte pjesmarrja masive e servilëve dhe shërbetorëve të bindur e të perulur deri në kapje apo përdredhje mishi që ishin gati të shtriheshin para të madhit.

Qysh në fillim mbledhja nisi e tensionuar dhe me incidente. Kryetari i bashkisë në qoftëse e meriton të quhet i tillë, i kërkoi medias të dilnin jashtë, konkretisht gazetarit të ABC Neës, Agim Blloshmi dhe kameramanit se, mbledhja është secret. Kuptohet e frikësonte kamera se aty do të thuhej e vërteta, edhe të verteten kryetari e ka tmerr. Ai nuk donte të fiksoheshin vendimet e mendimet si dhe konkludoheshin duke e patur më të lehtë nesër për të manipuluar.

Në fjalën e tij Z Gurra u shfajësua plotesish duke u shprehur se, “unë s’di asgjë se ku ndodhet ky territory, nuk di asgjë se ku janë kanalet e ujit. Banorët e kanë paditur por ai tha se, për këtë gjyq. Pra na u paraqit si kur vinte nga ndonjë planet tjetër e në fëkuam sytë mos kemi të bëjmë me ndonjë jashtë tokësor apo me ndonjë ufo. Ai lau duart si Pons Pilati, dhe fshehu kokën si ndonjë struc, paditur se pjesët e tjera i shin zbuluar me tepër se ç’duhej.

Urbanistika, Kadastra, Hipoteka, Drejtoria e pyjeve, drejtori i parkut thanë se s’dinin gjë të shkretët, sa gjynah u kishim rënë më qafë kot së koti.

Kryetarët e fshatrave nuk folën fare. Në fund me djallëzi u la dopio 6 dhe pataten e nxehtë në dorë popullit. Ai tha që shoqatrat e fshatrave ta hedhin në gjyq, por në fakt subjekti i vetëm që e rivendos çështjen juridikisht në afat ligjor është Bashkia e cila duhej të ishte palë në proces dhe nuk është thirrur. Ky është interpretim juridik e ligjor, mos marrja përsipër nga ana e Bashkisë e implikon atë në ketë Megaaferë korruptive.

Duke parë këtë situatë ku asnjeri nuk ka guximin të thotë e të mbrojë të vërtetën, për t’u mos u bërë pjesë e kësaj farse turpi, unë jap dorëheqjen nga kjo çështje madhore. Hallin më të madh e kishte Milazim Biçaku që thoshte të ikim shpejt mor amani se kam frikë se kap koronavirusi kryetarin. Këto fjalë unë i thashë në sallë. Me këto mënyra që serviren sot, kjo çështie nuk do të zgjidhet. Bashkia Librazhd duhet të hapë tenderin e bebelinave ngaqë të zgjedhurit kur dalin para tij u shpëton shurra, apo më keq akoma, por të ketë edhe për vete kur vjen Tau-Tau këtej”, shprehet një banor i zonës.

1 89