Basha: Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, falimentoi bizneset! PD do bëjë realitet taksimin e thjeshtë

Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas rekomandimeve të FMN-së se, taksimi i sheshtë është mënyrë më e mirë për të rigjallëruar ekonominë.

Duke komentuar faktin se FMN kërkon rikthimin tek taksimi i sheshtë, Basha akuzon se, taksimi “Rama” zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.

Reagimi i kreut të PD, Basha në Twitter

Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!

#ditemetemira

EbgTVkPXkAAg3FU