Tërhiqrt Greqia, nuk hap kufijtë me Shqipërinë më 1 Korrik

Zëvendës ministri grek i Shëndetësisë, Nikos Kardhalias ishte për inspektim në aeroportin e Janinës sot dhe tha se kufijtë nuk do të hapen ashtu siç ishte njoftuar më parë, më datën 1 Korrik.

“Nuk do të hapen menjëherë, por kur të vendoset të hapen, do të ketë skuadra të mbrojtjes së shëndetit prezente në çdo pikë kufitare. Nuk ka parashikim për hapje të kufijve në datë 1 Korrik, me përjashtim të një pikë kufitare me Maqedoninë e Veriut”, tha Kadhalias në një prononcim për mediat.

Deklarata e tij bie në kundërshtim me një listë që është publikuar nga disa media greke ku njoftohet se Greqia hap sezonin turistik në Korrik dhe përjashton 9 shtete nga lista, mes të cilave nuk renditet Shqipëria.

Faxweb.al raportoi më parë se nga udhëtimet ajrore drejt Greqisë përjashtohen këto 9 vende: Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Suedia, SHBA, Rusia, Katar, Emiratet e Bashkuara të Arabisë,  Arabia Saudite dhe Izraeli. Mesa duket, udhëtimet ajrore drejt Greqisë do të mbeten ende të mbyllura për të gjithë ata që kishin planifikuar pushime në shtetin fqinj.

Greqia i ka mbyllur kufijtë që kur nisën rastet e para me korónavirus dhe ende nuk është marrë një vendim për rihapje, ndonëse e gjitha ndikon në rënien e të ardhurave dhe shkátërrimin e turizmit.