Gazetari nga Shkupi: Kthesë radikale në Ballkan, narkoqeveria Rama do të rrëzohet

Nga Naser Selmani

Edi Rama pesë pare nuk jep për akuzat e Gjykatës speciale kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit!
Ai reagon me nervozizëm kinse në mbrojtje të tyre sepse është në hall të madh.
E di saktë se me rënien e klanit pronto në Kosovë, i cili ishte i gatshëm t’i bëjë lëshime të mëdha Vuçiçit për të marrë amnestinë, do të bie edhe narko qeveria në Shqipëri.

SHBA dhe BE e kuptuan mirë se ideja e Vuçiçit për shkëmbimin e territoreve, e mbështetur nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi, e çonte ujin në mullirin e Rusisë.

Putini mbështet idenë e shkëmbit të territoreve, jo për të paqtuar Ballkanin, përkundrazi, për t’ia venë flakën atij! Ai dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perendimit prej kufijve të Rusisë, prej Ukraine, Krimesë apo Gjeorgjisë, në Ballkan!

Kthesa është mjaftë radikale, por shumë pozitive për interesat e shqiptarëve në Ballkan si dhe për stabilitetin dhe paqen në rajon!
Pas këtij zhvillimi të rëndësishëm, Vuçiçi duhet të njohë Kosovën pa kushte, nëse dëshiron të ruajë raportet e mira me Perendimin.
Kjo që ndodhi dje, dëshmon shumë qartë, se ata që duan të luajnë qoke me Amerikën dhe Evropën, në fund i përsheshin hundët!
Nuk ka loja me Perendimin!