Drejtori i Tatimeve për siguri të Tërmetit shton 1 kat në pallat, Veliaj nuk e prish se ka frikë Lleshin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të fortë, ku tregohet se si drejtorët e rilindjes as që nuk pyesin për ligjin apo për urbanistikën.

Denoncuesi thekson se, Drejtori i tatimeve në Tiranë, Dritan Boci ka bërë një shtesë palati pa leje, por askush nuk ia prish, pasi ai është miku i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Drejtori i tatimeve per siguri te termetit shton 1 kat ne pallat!

Eshte mik i gjeneral Hashashit.

Narkopolicia dhe narkoinspektoriati nuk kane pune me te! Krim, turp.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e shteses se palatit e inspektorit dixhital! sb

pershendetje doktor,

Uroj te jeni mire me shendet. Doja tju vija ne dijeni ju dhe nepermejt jush edhe shume shqipetare hallexhinj te ketij vendi, se cfare skandalesh ndodhin. Une punoj ne IMT inspektor dhe para nje muaji ka ardhur nje denoncim prane nesh dhe te Kom Dixhital per nje ndertim pa leje, shtese ne katin e fundit te nje pallati, njesia 2, rr Petronini Luarasi, tek tregu elektrik, pallati ku eshte supermarketi Spar.

Kete ndertim e ben Dritan Boci, drejtori i Tatimeve Tirane dhe simboli i korrupsionit i kesaj strukture. Deri tani ky denoncim eshte mbajtur ne sirtar, si nga shefat e mi edhe nga Policia e Shtetit. Kjo ankese doli ne drite sot nga denoncimi i nje shtetasi dhe u kerkua informacion nga IKMT dhe Inspektoriatit te Bashkise, por po behet e pamundura per t’i mbajtur larg keto struktura me nderhyrjen e Sander Lleshit, qe e ka patriot nga fshati vet, ne menyre qe mos te filloje as procedimi penal por po behet shume presion dhe ndaj nesh. Kur je drejtor me keta doktor, ke licence per te bere cdo gje!

Diten vjedhin dhe naten ndertojne pa leje!

te lutem anonim se keta te marrin ne qafe.