Ballina Aktualitet Burri i ish-ministres së PS me Covid-19! Anulohet emisioni i njohur i...

Burri i ish-ministres së PS me Covid-19! Anulohet emisioni i njohur i televizionit…

Moderatori i emisionit “Kapital”, Aleksandër Furxhi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bashkëshorti i ish-ministres së Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro, Furxhi ka pasur temperaturë të lartë dhe ka shfaqur shenja të tjera të Covid-19, gjatë ditëve të fundit, mëson Newsbomb.al.

Gjasat janë që Furxhi të jetë prekur nga koronavirusi, megjithatë nuk ka ende një konfirmim zyrtar apo nga vetë moderatori.

Emisioni i Aleksandër Furxhi transmetohet çdo të premte në mbrëmje në “Vizion Plus”, çka nuk ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Në ambientet e këtij televizioni tashmë ekziston frika e prekjes nga koronavirusi mes punonjësve të shumtë, të cilët shpresojnë t’u kryhet sa më parë testi.

Exit mobile version