Shembjet e objekteve dhe dhuna në Velipojë, kryebashkiakja Ademi kallëzim penal ndaj policisë dhe IKMT

Bashkia e Shkodrës ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e rrethit ndaj IKMT dhe drejtorisë vendore të policisë  Shkodër për shembjet e strukturave të plazhit në Velipojë.

Në padi, bashkia akuzon IKMT dhe policinë për shpërdorim detyre.

“Bashkia Shkodër me cilësinë e kallëzuesit, vlerëson se Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit nuk kanë vepruar drejt dhe ligjërisht, por kanë «shpërdoruar detyrën» që i ngarkon ligji në aksionin e organizuar për prishjen e 24 objekteve «beach-bare», në datën 10.06.2020 dhe 11.06.2020, në bregdetin e Plazhit të Velipojës, Njësia Administrative Velipojë”, thuhet në padi.