Ryshfeti/ Ish-prokurorja speciale Katica Janeva dënohet me 7 vite burg

Bojan Jovanovski i akuzuar në rastin “Reket”, shpallet fajtor dhe dënohet me 9 vite burg. Ndërsa ish shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva me 7 vite bùrg. Bojan Jovanovski,  vendimin e gjykatës e cilësoi si vendim tendencioz dhe politik.

“E di sa do të ma zgjasni parabùrgimin, sepse për këtë keni urdhër”, u shpreh Boki 13. Ish-shefja e prokurorisë Speciale, Katica Janeva nuk ishte prezente në seancën e sotme të rastit “Reket”, për të dëgjuar aktgjykimin.

Lëndën gjyqësore kundër Jovanovskit dhe Janevës e udhëhoqi gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurorja Villma Ruskoska.

katica janeva

katica