Messi zbulon kuptimin e festimit të pazakontë

Lionel Messi e festoi në mënyrë kureshtare golin e 699-të në karrierë, në fitoren e Barcelonës 2:0 kundër Leganes në La Liga këtë fundjavë, dhe tani ka vendosur ta shpjegojë vetë kuptimin e festimit të ri.

Messi i shkaktoi probleme Barçës dhe tifozëve katalonas para asaj ndeshjeje, pasi pati druajtje se nuk ishte riaftësuar nga lodhjet muskulore. Por ai ia doli dhe shënoi sërish.

Goli i tij erdhi nga penalltia, por i shërbeu argjentinasit për të njëjtin qëllim për të festuar në mënyrën më të pazakontë. Ai e mbajti njërën dorë në bel, ndërsa tjetrën e ngriti lart.

Messi nuk ka festuar kurrë apo rrallë herë në mënyrë të drejtpërdrejt.

Për shkak të kureshtjes së shkaktuar, Messi ka vendosur ta shpjegojë kuptimin e këtij festimi në uebsajtin e vet.

“Leo Messi ia kushtoi golin e 669-të në karrierë si profesionist tre fëmijëve të vet dhe bëri kështu duke e imituar qëndrimin e njërit prej karaktereve në një lojë me të cilën ata zakonisht kalojnë kohë së bashku”, shkruhet në uebsajtin e Messit.